Hamza dhe Lladrovci takohen në selinë e PDK-së, synojnë rritjen e mbështetjes në Drenas

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në selinë qendrore të partisë.

 

Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Hamza theksoi se biseda është fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me theks të veçantë tek mobilizimi i strukturave dhe angazhimi për të rritur mbështetjen e qytetarëve në Drenas.

Sipas tij, PDK-ja në këtë komunë po funksionon e unifikuar dhe me kapacitet të plotë organizativ për të hyrë në procesin zgjedhor.

“Pata kënaqësinë të pres kryetarin Ramiz Lladrovci. Diskutuam për koordinimin e aktiviteteve dhe për angazhimin e çdo strukture në mënyrë që vota në Drenas të maksimalizohet. Besojmë se me bashkëpunim dhe organizim të mirë do të sigurojmë rezultat të fuqishëm,” ka bërë të ditur Hamza përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shtoi se PDK-ja në Drenas është e konsoliduar dhe e përgatitur për sfidën zgjedhore të fundvitit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT