HAPET KONKURSI: FSK kërkon ushtarë të rinj për vitin 2026

PRISHTINË – Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shpallur sot zyrtarisht konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj (OR1). Ky hap vjen si pjesë e planit për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, transmeton kohanews.

 

Sipas njoftimit zyrtar, konkursi do të qëndrojë i hapur për 25 ditë me radhë, duke u ofruar mundësinë të rinjve që duan t’i shërbejnë atdheut.

Kriteret kryesore dhe afatet:

  • Periudha e aplikimit: Nga data 02.03.2026 deri më 27.03.2026.

  • Mosha e lejuar: Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës nga 18 deri në 25 vjeç.

  • Mënyra e aplikimit: Aplikimi realizohet vetëm në formë elektronike përmes ueb-faqes zyrtare: rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë detajet e plota rreth dokumentacionit të nevojshëm dhe fazave të testimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. FSK inkurajon të gjithë të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha komunitetet që të bëhen pjesë e forcës sonë elitare.


kohanews/

TË NDRYSHME

TË FUNDIT