Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 20-vjeçare ka humbur jetën pas një rënieje tragjike nga lartësia. Viktima, e identifikuar si Anxhela Byku, banonte në Piacenza së bashku me bashkëshortin e saj.
Ngjarja ndodhi të martën, kur e reja ra nga ballkoni i banesës për shkaqe ende të paqarta. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital dhe qëndroi për dy ditë nën kujdesin intensiv, ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda, duke ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.
Autoritetet italiane dhe Karabinierët kanë hapur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie dhe për të përcaktuar nëse rënia ishte aksidentale apo ka elemente të tjera që duhen hetuar.


