“Incidenti në ndeshjen Vardari- Bashkimi”, Qamili: VLEN ka inkurajuar organet e rendit që të merren masa

Zëvendëskryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili duke folur për incidentin e fundit në ndeshjen midis Vardarit dhe Bashkimit tha se sporti duhet të  bashkojë dhe jo të ndajë.

 

 

Duke dënuar fuqishëm thirrjet për urrejtje ndëretnike, Qamili në intervistën për Alsat-M tha se ajo që bën VLEN është që të ndëshkohen të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

 

“Ashtu siç deklaroi zv/ministri i Brendshëm, janë duke u identifikuar të gjithë personat e inkorporuar. E keni të freskët ndeshjen e basketbollit disa muaj më parë në Kumanovë, ku për herë të parë janë arrestuar njerëz dhe ngritur padi penale dhe procedura vijon”, tha Qamili.

 

Ai ka përshëndetur edhe vendimin e FFM-së që e ka dënuar klubin e Vardarit me një ndeshje pa publik dhe një shumë të hollash dhe padyshim, siç shton, “VLEN ka inkurajuar organet e rendit që të merren masa dhe fajtorët të dalin para organeve të hetuesisë”.

 

Nuk bëjmë zgjidhje gjysmake si BDI-ja

 

“Do të ketë edhe ndryshime ligjore, sepse është një situatë shumë delikate dhe jemi duke punuar në këtë drejtim që të mos ketë zgjidhje gjysmake si në kohën e BDI-së, e cila ushqehej me populizëm, pra duam t’i zhdukim këto fenomene negative në sport”, ka thënë Qamili nga VLEN.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT