Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Ministrin e Sportit, Borko Ristovski, sot (e hënë), në orën 12:00, do të promovojnë fushat e reja sportive në lagjen Bllok 70.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e hapësirave funksionale për të rinjtë dhe komunitetin lokal, duke nxitur aktivitetin fizik dhe jetën e shëndetshme.
Në kuadër të ngjarjes, pritet që përfaqësuesit institucionalë të flasin për rëndësinë e investimeve në sport dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Tetovë.
Ngjarja është e hapur për mediat.


