Kasami: Eliot Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve, faleminderit për kontributin e zëshëm

TETOVË – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, duke e vlerësuar lartë figurën e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

 

Kasami ka theksuar se Engel do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si një ndër zërat më të fuqishëm dhe kontribuesit më të mëdhenj në SHBA.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel. Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe kontribues i zëshëm për kauzën shqiptare në SHBA. Faleminderit Eliot! Ngushëllime familjes dhe miqve të tij!” – u shpreh Kasami në reagimin e tij.

Lajmi për vdekjen e Engel ka prekur mbarë opinionin shqiptar, pasi ai njihet historikisht si një nga arkitektët kryesorë të lobimit për pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Ballkan brenda korridoreve të Uashingtonit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT