KF Shkëndija Haraçinë 77 ka njoftuar angazhimin e sulmuesit Vladimir Zoglev si përforcim i ri në fazën sulmuese të skuadrës.
Zoglev vjen nga FC Osogovo, ku ka spikatur si një lojtar i rëndësishëm, duke treguar potencial, përkushtim dhe cilësi në fazën sulmuese. Me këtë transferim, klubi synon të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv dhe të shtojë mundësitë për gol në ndeshjet e ardhshme.
KF Shkëndija Haraçinë 77 i ka uruar mirëseardhje Zoglevit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës.


