Indeksi i shpenzimeve të jetesës në nëntor 2025 shënoi rritje prej 4% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë u rrit për 3%, njofton Drejtoria e Statistikave. Inflacioni mujor, i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës, u rrit 0,5% krahasuar me tetorin 2025.
Sektoret me rritjen më të ndjeshme të çmimeve janë:
-
Transporti – +1,7%
-
Rekreacioni dhe kultura – +0,9%
-
Ushqimi dhe pijet joalkoolike – +0,7%
-
Mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e shtëpisë – +0,5%
Rritja e çmimeve për shërbimet komunale mbetet e vogël, por harmonizimi i tarifave të EVN-së dhe eliminimi i kategorive dhe grupeve të pagesës pritet të ndikojë tek përdoruesit. Në këtë proces, më të prekur do të jenë konsumatorët me faturat më të ulëta, ndërsa fitim më të madh do të kenë përdoruesit me konsum të lartë dhe bizneset.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Statistikave, çmimet me pakicë gjatë nëntorit 2025 u rritën për 0,6% krahasuar me tetorin 2025.


