Komuna e Sarajit prezanton Programin Zhvillimor 2025–2029 në 29-vjetorin e saj

Komuna e Sarajit do të prezantojë më 15 dhjetor Programin Zhvillimor Saraj 2025–2029, në një event të veçantë që njëkohësisht shënon 29-vjetorin e themelimit të Komunës dhe festën e fundvitit.

 

Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00 në restorantin “FAFA”, ku përfaqësuesit institucionalë do të prezantojnë prioritetet strategjike dhe investimet kryesore që parashihen të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme.

Programi Zhvillimor 2025–2029 synon zhvillimin e qëndrueshëm të komunës përmes projekteve infrastrukturore, sociale dhe ekonomike, me fokus në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Sarajit.

Nga Komuna e Sarajit bëjnë të ditur se eventi do të shërbejë edhe si moment reflektimi mbi arritjet e deritanishme, si dhe si festë e përbashkët për komunitetin në prag të ndërrimit të viteve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT