Komuna e Tearcës digjitalizon menaxhimin e pushimeve të punonjësve

Komuna e Tearcës ka prezantuar një platformë të re online për menaxhimin e pushimeve të punonjësve të administratës komunale, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të administratës.

 

Platforma eliminojnë proceset manuale, duke mundësuar aplikim, miratim dhe arkivim digjital të kërkesave për pushim. Përmes një kalendari të centralizuar, punonjësit dhe menaxhmenti do të kenë pasqyrë të qartë dhe në kohë reale të pushimeve, si dhe mundësi për planifikim më të mirë të stafit.

Aplikimi zgjat vetëm disa minuta, miratimet bëhen shpejt përmes sistemit të strukturuar, ndërsa platforma siguron njoftime automatike, gjurmim në kohë reale dhe historik të arkivuar për çdo punonjës. Zgjidhja është e përdorshme në kompjuter dhe telefon, funksionon 24/7 dhe gjeneron raporte dhe statistika të automatizuara për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Kryetari Daut Memishi thekson se kjo iniciativë do të rrisë transparencën, profesionalizmin dhe efikasitetin e administratës komunale dhe është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT