Familja e veprimtarit të njohur Haki Imeri ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për koalicionin LVV–GUXO, duke nënvizuar se vetëm njerëzit e ndershëm dhe të përkushtuar mund të ndërtojnë një Kosovë të fortë dhe të drejtë.
Sipas familjes Imeri, opozita tradicionale nuk ka ndryshuar dhe synimi i saj mbetet vetëm pushteti dhe pasurimi personal, ndërsa arritjet e Qeverisë Kurti 2 janë të dukshme dhe prekin çdo fushë të jetës shtetërore.
Mesazhi kryesor i familjes Imeri:
“Kosova ndërtohet nga njerëzit e drejtë, nga ata që punojnë për shtetin, jo për xhepin. Lista GUXO është rugovizmi i sotëm, prandaj e meritojnë votën tonë. Mos u mashtroni nga opozita, e cila synon vetëm të grabisë arkën e shtetit dhe të rikthejë korrupsionin e vjetër.”
Familja Imeri thekson se opozita, për më shumë se dy dekada, ka përvetësuar pasuritë publike dhe institucionet, ndërsa sot kërkon të rikthehet për të vazhduar të njëjtën praktikë. Ndërkohë, Qeveria Kurti 2 ka realizuar arritje konkrete, përfshirë:
-
Liberalizimin e vizave
-
Shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin
-
Pastrimin e veriut nga bandat serbe
-
Rritjen e buxhetit të Ushtrisë
-
Rritjen e pagave në nivel historik
Familja Imeri u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e propagandës së vjetër të opozitës dhe të votojnë për koalicionin LVV–GUXO, duke garantuar progres, rend dhe zhvillim për Kosovën.
Thirrja për votuesit:
🇽🇰 Kosova nuk kthehet mbrapa.
🇽🇰 Kosova duhet të ecë përpara.
🗳️ Voto: LVV – GUXO – ALTERNATIVA – PSHDK


