Shqipëria hap zyrtarisht rrugën drejt fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pas konfirmimit të përmbushjes së objektivave për grupkapitullin “Themeloret”.
Bruksel, 26 Maj 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Kjo konferencë shënon një hap historik, pasi hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.
Ky zhvillim pozitiv vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER). Ky komitet ka konfirmuar tashmë përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin mjaft të rëndësishëm, “Themeloret”. Po ashtu, janë përcaktuar edhe objektivat përmbyllës për Kapitullin 23 (“Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”) dhe Kapitullin 24 (“Drejtësia, Liria dhe Siguria”).
Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, periudhë kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE-në, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ky rezultat u arrit në një kohë rekord prej vetëm 12 muajsh.


