Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike u përgjigjet akuzave pas publikimit të fotove që vinin në dyshim kauzat e saj politike: “Normal që zhvishem se njeri jam”.
Tiranë, 26 Maj 2026 – Aktivistja e Partisë Demokratike, Xhulja Xhekaj, ka reaguar publikisht pas lajmeve të qarkulluara në medie lidhur met disa foto të saj në një jaht luksoz, i cili pretendohej se ishte në pronësi të një personi të përfshirë në trafik droge.
Lajmi i publikuar fillimisht ngrinte dyshime mbi vërtetësinë e kauzave kundër varfërisë dhe “narkoshtetit”, të cilat ish-kandidatja për deputete e PD-së i ka proklamuar shpesh në publik.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në profilin e saj në Facebook, Xhekaj ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se mjeti lundrues i përket ish-partnerit të saj dhe jo ndonjë eksponenti të botës së krimit.
“Jahti në të cilin isha nuk e kishte një trafikant droge. Normal që zhvishem se njeri jam dhe kam të dashur,” është shprehur aktivistja, duke shtuar se ajo bën një jetë plotësisht modeste dhe se fotot janë keqpërdorur jashtë kontekstit.


