Kryeministri çek Babish: Schengen duhet të hapet për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i ri i Çekisë, Andrej Babish, pas takimit të parë me qeverinë e re, theksoi se është mbështetës i Bashkimit Evropian, por kritikoi mosveprimin e tij në disa çështje, përfshirë zgjerimin e zonës Schengen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“ Nuk e kuptoj pse BE-ja nuk ka zgjidhur prej kohësh zgjerimin e Schengenit për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të mbrojtur Evropën tonë nga trafikantët që abuzojnë me njerëzit dhe u premtojnë një jetë më të mirë, duke u marrë vetëm paratë,” tha Babish.

Ai shtoi se çështjet urgjente evropiane do të diskutohen në seancën e parë të qeverisë së re dhe paralajmëroi se do të refuzojë lejet e reja për emetimin e gazrave ETC2, duke e konsideruar si një taksë të re “të gjelbër”, si dhe paketin e migracionit të BE-së.

Babish do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të BE-së, si dhe në takimin e vendeve që kundërshtojnë reformat e reja të migracionit, organizuar nga Danimarka. Ai gjithashtu do të ketë një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri çek theksoi se ai dhe partia e tij, ANO, gjithmonë kanë mbrojtur interesat e Evropës, por sipas tij Bashkimi Evropian po humbet konkurrencën dhe nuk adreson problemet kryesore, si burimet e energjisë, shmangien e taksave dhe manipulimet doganore.

Ai gjithashtu konfirmoi se Çekia do të vazhdojë me ndihmën humanitare për Ukrainën, pa specifikuar nëse do të pranojë përdorimin e fondeve të ngrira ruse për këtë qëllim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT