Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, vizitoi burimin në fshatin Shum me qëllim që të informohet drejtpërdrejt për gjendjen momentale të furnizimit me ujë. Gjatë inspektimit u konstatua se uji vizualisht duket i pastër, megjithatë, Komuna e Strugës nuk do të nxjerrë përfundime mbi bazën e vlerësimit vizual.
Pritet konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse dhe shërbimet profesionale nëse uji është i sigurt për pije. Komuna njofton se po vepron me kujdes dhe përgjegjësi, duke mos e rikthyer sistemin në përdorim të plotë derisa të merret konfirmim i qartë për sigurinë e ujit. Shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet absolut i autoriteteve lokale.


