Shkup, 11 Maj 2026 – Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjellë vendimin e ri për çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, i cili sjell një lirim të konsiderueshëm për përdoruesit e dizelit.
Nga mesnata, çmimi i EURODIZEL-it ulet për 4 denarë, duke u shitur me çmim prej 89,50 denarë për litër. Megjithatë, duke llogaritur zbritjet që aplikojnë shumica e pompave të benzinës në vend, qytetarët do ta furnizojnë dizelin me rreth 86,5 denarë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimet janë si vijon:
-
EUROSUPER BS-95: Mbetet i pandryshuar në 85,00 denarë (rreth 83 denarë me zbritje).
-
EUROSUPER BS-98: Ulet lehtë për 0,50 denarë dhe do të shitet për 86,50 denarë.
Ky lirim i naftës vjen si një frymëmarrje për xhepin e qytetarëve, sidomos për transportuesit dhe ata që udhëtojnë çdo ditë, duke pasur parasysh uljen prej 4 denarësh që është ndër më të lartat në javët e fundit. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë pas mesnatës dhe do të vlejnë deri në vendimin e radhës të KRRE-së.


