Lajmi i mirë për transportuesit: Nesër nuk do të ketë kufizim qarkullimi për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ditën e nesërme (e martë) nuk do të ketë asnjë kufizim në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë, përcjell KohaNEWS.

 

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim vjen pasi, bazuar në parashikimet e temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara me rregulloren për zbatimin e kufizimeve të përkohshme gjatë kohës së motit të nxehtë.

Ministria ka theksuar se do të vijojë monitorimin ditor të kushteve meteorologjike në terren dhe do të njoftojë me kohë operatorët ekonomikë dhe opinionin publik nëse situata ndryshon dhe plotësohen kriteret për vendosjen e kufizimeve të reja.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT