Lojtari kuqezi rikuperohet në kohë, Dinamo e ka në dispozicion kundër Hajdukut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, do të jetë në dispozicion të Dinamos së Zagrebit për derbin ndaj Hajdukut të Splitit më 6 dhjetor, pavarësisht frikës së krijuar pas dëmtimit në ndeshjen kundër Goricës.

 

Hoxha u largua nga fusha me barrelë në minutën e 88-të, pas një përplasjeje të fortë me Bakiç, duke ngritur dyshime për dëmtim serioz. Megjithatë, vetë lojtari ka konfirmuar se gjendja e tij është e stabilizuar dhe se nuk ka probleme që mund t’i rrezikojnë paraqitjet e ardhshme.

Dinamo fitoi 2-0 duelin e javës së 15-të të kampionatit kroat, ndërsa prania e Hoxhës konsiderohet thelbësore për ndeshjen e ardhshme kundër rivalëve tradicionalë nga Spliti.

27-vjeçari po zhvillon një sezon shumë të mirë: në 14 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Dinamos. Ai ka regjistruar 785 minuta në kampionat dhe 395 minuta në Ligën e Europës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT