Luis Enrique tërhiqet nga biznesi: Ia beson bashkëshortes kompaninë 27 milionëshe

15 Maj 2026 – Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e bizneseve të tij private. Tekniku spanjoll ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv (CEO) në agjencinë e tij të pasurive të paluajtshme, duke ia kaluar zyrtarisht drejtimin bashkëshortes së tij.

 

Kompania në fjalë, e quajtur “Patrimonial Lupasi SL”, e ka selinë në Barcelonë dhe peshon mjaftueshëm në tregun spanjoll, duke zotëruar asete me një vlerë mbresëlënëse prej 27 milionë eurosh.

Sipas informacioneve, ish-përzgjedhësi i kombëtares spanjolle u largua nga postet drejtuese të kompanisë për arsye personale. Megjithatë, përpara se të zyrtarizonte dorëheqjen, Enrique u kujdes ta forconte edhe më shumë stabilitetin financiar të biznesit, duke injektuar një kapital shtesë prej 1.4 milionë eurosh.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT