PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Vrapçisht në prag të Kongresit të IX-të

Vrapçisht, 2026 – Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX-të të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), dega e kësaj partie në Vrapçisht ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

 

Gjatë punimeve të këtij kuvendi u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Vrapçishtit në Kongresin e IX-të të PDSH-së, si dhe u miratua propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.

Në këtë ngjarje partiake të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili vuri theksin te rëndësia e madhe që ka organizimi dhe mobilizimi i strukturave partiake në prag të këtij Kongresi.

Sipas njoftimit, Kuvendi Zgjedhor u zhvillua në një atmosferë plotësisht demokratike dhe me një pjesëmarrje mjaft aktive të anëtarësisë së degës së Vrapçishtit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT