Në një kohë kur presioni i inflacionit global po rrit vazhdimisht koston e jetesës, gjetja e një destinacioni të përballueshëm që ofron ekuilibrin e duhur mes bukurive natyrore, çmimeve të ulëta dhe aktiviteteve të pasura, po kthehet në qëllimin kryesor të çdo udhëtari.
Të gjithë ëndërrojmë për detin e kthjellët bruz dhe rërën e bardhë, por peizazhe të tilla shpesh vijnë me fatura të kripura në fund të pushimeve. Për fat të mirë, në Ballkan ekziston ende një rajon që cilësohet si një parajsë ekzotike e cila nuk do t’ua zbrazë xhepat. Nëse po kërkoni pushime verore ekonomike, Shqipëria është zgjedhja ideale.
Riviera Shqiptare: Plazhe të gjalla dhe gjire të fshehura plot qetësi
Ky vend magjepsës po përjeton një bum të vërtetë turistik, por ende arrin të ofrojë cepa autentikë dhe mjaft të lirë. E shtrirë përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, vija bregdetare shqiptare prej 450 kilometrash është e pasur me rërë të artë dhe pyje me pisha, ku ylli më i ndritshëm mbetet pa dyshim Riviera Shqiptare.
Për shkak të plazheve të bardha dhe detit të kthjellët bruz, vizitorët e huaj gjithnjë e më shumë po e krahasojnë atë me ishujt ekzotikë Maldives. Atje mund të gjeni gjithçka: nga qendrat bregdetare plot jetë e deri te gjiret e fshehura dhe të qeta. Portali i njohur “Euronews” veçon Dhërmiun si një nga atraksionet kryesore, një nga plazhet më të gjata në vend, i zbukuruar me çadra prej gjethesh palme dhe shezlongë komodë.
Që bëhet fjalë për një destinacion miqësor me xhepin tuaj, e dëshmojnë edhe çmimet: baret ofrojnë birrë për vetëm 1.50 euro, ndërsa një dhomë pranë plazhit mund të gjendet edhe për rreth 30 euro. Për ata që duan pak adrenalinë jashtë rrezatimit të diellit, mund të ecin nëpër shtigjet malore ose të nisen drejt Kanjonit të mrekullueshëm të Gjipesë për një aventurë me litarë (zipline) dhe pamje mahnitëse.
Ksamili: Shtëpizat mbi ujë dhe rrjetat që çmenden rrjetet sociale
Mesi i vërtetë i kësaj parajse ju pret në jugun e skajshëm të Rivierës Shqiptare. Flasim për Ksamilin, një qegtezë e qetë me rreth 3,000 banorë, e krijuar si për pushime të ëndrrave, veçanërisht për çifte dhe familje. Plazhi i tij i njohur “Pema e Thatë” është kthyer në një sensacion të vërtetë në TikTok dhe Instagram, falë shtëpizave të diellit dhe rrjetave-shezlong të vendosura direkt mbi sipërfaqen e detit.
Ndryshe nga destinacionet e tjera të njohura mesdhetare, këtu nuk do të ndeshni resorte gjigante të mbyllura. Akomodimi bazohet kryesisht në hotele familjare dhe apartamente private. Ksamili magjeps edhe me arkipolagun e tij – direkt pranë bregut ndodhen katër ishuj të vegjël e të pabanuar. Nëse jeni në formë të mirë fizike, në ishujt më të afërt mund të shkoni edhe duke notuar.
Një opsion tjetër është marrja me qira e pedaloneve, kajakëve, jet-ski-ve ose një xhiro e shkurtër me varkë. Në ishuj ka disa bare në dispozicion, ndërsa plazhet kanë bankina simpatike prej druri nga ku turistët kërcejnë me dëshirë në det. Ksamili është magjik edhe për të ndjekur perëndimet romantike të diellit, dhe ndonëse gjatë ditës është i qetë, mbrëmjet verore mbushen me një atmosferë plot jetë.
Histori, kulturë dhe destinacione fqinje
Edhe pse në vetë qytezën e Ksamilit nuk ka monumente të mëdha historike, kjo nuk do të thotë se do të mërziteni. Ksamili ndodhet pikërisht ngjitur me Parkun Kombëtar të Butrintit, një zonë arkeologjike magjepsëse me gërmadha greke dhe romake nën mbrojtjen e UNESCO-s. Gjithashtu, pranë ndodhet edhe Kalaja e Ali Pashës, e cila duket sikur lundron mbi ujë. Mënyra më tërheqëse për të arritur tek ajo është një xhiro e shkurtër me varkë përmes kanaleve të rrethuara me kallama.
Ky rajon është i njohur si shtëpia e ullinjve, limonave dhe mandarinave, ndërsa në lagunën e kripur të Butrintit, e cila lidhet me detin Jon përmes Kanalit të Vivarit, rriten midhjet e famshme.
Për ata që duan një atmosferë më urbane, qyteti më i madh bregdetar i Sarandës është vetëm 20 minuta larg me makinë nga Ksamili. Ndërsa, nëse keni kohë të mjaftueshme, gjithmonë mund të bëni një udhëtim të shpejtë me anije edhe drejt ishullit të Korfuzit në Greqi.


