Shpejtësia e lartë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore, por a e keni pyetur ndonjëherë veten sa kohë vërtet fitoni duke “fluturuar” nëpër rrugë? Matematikani Toni Milun ka bërë llogaritë, dhe rezultati mund t’ju habisë.
Sipas Milun, përfitimi në kohë është shumë më i vogël nga sa mendojnë shumica e shoferëve, ndërsa rreziku është shumë më i lartë.
Llogaritja e thjeshtë: 200 kilometra rrugë
-
Me 130 km/h: Rrugën prej 200 km do ta përshkoni për 1 orë e 32 minuta.
-
Me 140 km/h: Do të mbërrini për 1 orë e 26 minuta.
-
Fitimi: Keni kursyer vetëm 6 minuta.
“A ia vlen të rrezikosh jetën për 6 minuta kursim?”, pyet Milun në analizën e tij, duke shtuar se shpejtësia dhe koha nuk janë proporcionale në atë mënyrë që ne mendojmë.
Pse nuk përputhen përqindjet?
Gabimi më i shpeshtë i shoferëve është mendimi se: “Nëse vozis 50% më shpejt, do të kursej 50% të kohës”. Matematika e thotë qartë se kjo nuk është e vërtetë.
-
Nëse e rritni shpejtësinë me 10%, ju kurseni vetëm 9.1% të kohës.
-
Edhe nëse e dyfishoni shpejtësinë (100% më shpejt), ju kurseni vetëm 50% të kohës tuaj.
Mesazhi për të gjithë shoferët
Pavarësisht rritjes së shpejtësisë, në fund të një udhëtimi të gjatë, diferenca në kohë shpesh përkthehet në vetëm disa minuta. Siç e ka thënë më së miri një komentues në postimin e matematikani Milun:
“Është më mirë të mbërrish 10 minuta më vonë, sesa të largohesh nga kjo jetë 50 vjet më herët.”
Kjo analizë shërben si një thirrje për të gjithë shoferët që t’i japin përparësi sigurisë mbi nxitimin e panevojshëm.


