Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë 2026 sjellin në Shkup ansamble nga 9 shtete (FOTO)

Nga 14 deri më 16 korrik, Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të shndërrohet në qendër të kulturës dhe traditës, ku do të mbahet edicioni i radhës i festivalit ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë 2026”.

 

Festivali, i organizuar nga Ansambli Kulturor-Artistik “Ibe Palikuqi”, do të nisë çdo mbrëmje në ora 20:00 dhe do të sjellë para publikut performanca folklorike nga nëntë shtete: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Lituania, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Organizatorët theksojnë se festivali synon të promovojë vlerat kulturore dhe të forcojë miqësinë mes popujve përmes folklorit, muzikës dhe valleve tradicionale.

“Kur tradita bashkon popujt, lind një festë që flet gjuhën e kulturës”, është mesazhi me të cilin organizatorët ftojnë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje shumëngjyrëshe, që pritet të mbledhë artistë dhe dashamirës të folklorit nga vendi dhe rajoni.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT