Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiç, njoftoi se Komisioni për zgjedhjen e selektorit të ri ka zhvilluar një takim konstruktiv.
“Diskutuam për profilin e trajnerit maqedonas që do të sjellë stabilitet, ide të qarta dhe kontinuitet në reprezentacion,” tha Omeragiç përmes profilit të tij në Facebook.
Ai shtoi se propozimi do të dorëzohet te Bordi Drejtues i FFM-së jo më vonë se 25 dhjetori.


