Memorandum bashkëpunimi për rikonstruksionin e Sahat Kullës në Tetovë

Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës, së bashku me zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani dhe koordinatorin e projektit Muhamed Mustafa, realizuan një takim me Aleksander Jordanovski, drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim. Gjatë takimit u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi për rikonstruksionin e Sahat Kullës në Tetovë, një projekt me rëndësi historike dhe kulturore për qytetin.

 

Ky projekt bëhet i mundur edhe falë një donacioni nga Komuna e Konjës, ndërsa Komuna e Tetovës, si anëtare e Unionit të Bashkive Turke, bashkëfinancon projektin. Rikonstruksioni i Sahat Kullës synon t’i japë Tetovës një vlerë të re kulturore, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë historike të qytetit.

Qyteti do të përfitojë një hapësirë të rinovuar kulturore, ndërsa autoritetet lokale theksojnë se do të vazhdojnë përpjekjet për zhvillimin e Tetovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT