“Meshkujt sot po ndryshojnë për të KEQ”, profesoresha nga Maqedonia e Veriut ka disa fjalë

Zhvillimi i hovshëm i mediave sociale dhe stili i jetesës dinamike po ndikojnë drejtpërdrejt në transformimin e raporteve shoqërore dhe familjare tek shqiptarët. Sipas një profesoreshe nga Maqedonia e Veriut, ky ndikim po shfaqet veçanërisht negativisht te meshkujt shqiptarë, ku po vërehet një zbehje e rolit tradicional dhe vlerave të mëparshme.

 

Në analizën e saj, profesoresha ngre shqetësimin se kultura e gjërave “instant” (të menjëhershme) ka prekur thellësisht edhe marrëdhëniet sentimentale. Sot, sipas saj, lidhjet krijuese dhe përfundojnë po aq shpejt sa një klikim në rrjetet sociale, duke humbur thellësinë dhe përkushtimin që i karakterizonte më parë.

“Nuk kam paragjykime, gjithkush është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por vlerat e mëparshme po humbin dhe meshkujt po ndryshojnë — jo për të mirë,” është shprehur ajo, duke nëvizuar se humbja e rolit të “mashkullit të vërtetë” po ndikon në strukturën e përgjithshme shoqërore.

Sipas saj, ndonëse liria individuale është e padiskutueshme, reflektimi mbi ndikimin e platformave digjitale te rinia dhe te modeli i mashkullit në shoqërinë bashkëkohore është më se i nevojshëm për të ruajtur ekuilibrin mes me të kaluarës dhe modernes.(INA)

Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/1GEdveeVve/?mibextid=wwXIfr

TË NDRYSHME

TË FUNDIT