Sarah Dzafces, vajza me origjinë nga Kosova që fitoi titullin Miss Finland 2025, do të mbetet pa kurorën e saj pas një gjesti që u perceptua si racist, njoftuan organizatorët e konkursit.
Fotografia që shkaktoi reagime të shumta tregon Dzafces duke bërë një gjest me gishta që shtrëngonin sytë në një formë të pjerrët, veprim që u interpretua si tallje ndaj personave aziatikë. Nën imazh ishte shkruar në finlandisht: “kiinalaisenkaa soyomas”, që përkthehet përafërsisht si “duke ngrënë me një person kinez”.
Fillimisht, Dzafces u përpoq të justifikonte gjestin duke thënë se kishte përkulur sytë për shkak të një dhimbjeje koke, por shpjegimi nuk u pranua nga organizata.
Organizata Miss Finland njoftoi të enjten se Dzafces do të lirohej nga titulli dhe se Tara Lehtone, e cila u rendit e dyta, do të marrë vendin e saj si Miss Finland 2025. Organizatorët theksuan se nuk do të tolerohet asnjë sjellje që cenon standardet e etikës dhe respektit në këtë konkurs.


