Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Zenuni në fshatin Duraj të Kaçanikut, ku brenda të njëjtës ditë kanë ndërruar jetë nipi dhe gjyshja e tij.
Shpend Nexhmedin Zenuni, i riu nga Duraj, humbi jetën pas komplikimeve shëndetësore që dyshohet se lidhen me një operacion në lukth, të kryer dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës. Burimet familjare tregojnë se dyshohet për një infeksion pas ndërhyrjes, i cili çoi në përkeqësimin e gjendjes së tij dhe më pas në vdekje.
Në të njëjtën ditë, ka ndërruar jetë edhe gjyshja e Shpendit, Mirije Prushi-Zenuni, duke sjellë dy humbje të mëdha për familjen.


