Modelja kosovare e martuar me futbollistin turk bën xhiron e rrjetit: ‘U divorcova për 90 minuta

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje minimale 0-1 ndaj Turqisë në ndeshjen vendimtare të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës. Pavarësisht një paraqitjeje të mirë dhe dominimit në pjesë të lojës, “Dardanët” nuk arritën të shfrytëzojnë rastet, ndërsa një moment vendimtar i dha fitoren mysafirëve.

 

Përtej rezultatit në fushë, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Në qendër të vëmendjes u gjend modelja me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, partnerja e futbollistit turk Merih Demiral.

Ajo reagoi me humor në rrjetet sociale, duke shkruar: “E divorcuar për 90 minuta”, duke iu referuar dilemes mes vendlindjes së saj dhe kombëtares së partnerit.

Heidi Lushtaku dhe Demiral prej kohësh janë bashkë dhe janë prindër të dy djemve, ndërsa momenti i saj i veçantë u komentua gjerësisht nga ndjekësit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT