Ndërron jetë babai i këngëtares Rovena Stefa

PRISHTINË – Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ndarjen nga jeta të babait të saj, Pandeli Stefa. Përmes një mesazhi prekës, këngëtarja bëri të ditur se i ati ndërroi jetë në Kosovë, vendin që ai e donte aq shumë.

 

“E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha,” u shpreh ajo, duke vlerësuar përkushtimin e tij gjatë gjithë jetës për rritjen e fëmijëve.

Sipas njoftimit familjar, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Fierit. Shqetësimi dhe mesazhet e ngushëllimit nga fansat dhe kolegët kanë qenë të shumta menjëherë pas publikimit të lajmit të trishtë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT