Nesër protestohet për Dr. Muhamed Asanin para Spitalit të Strugës

Qytetarë të Strugës organizojnë protestë në mbështetje të Dr. Muhamed Asanit, duke kërkuar drejtësi dhe respektim të fakteve dhe konkluzioneve profesionale nga institucionet gjyqësore.

 

Organizatorët bëjnë thirrje për unitet qytetar dhe për ngritje të zërit për transparencë dhe drejtësi. Sipas tyre, çdo vendim që nuk respekton të vërtetën krijon precedent të rrezikshëm për besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Protesta do të zhvillohet nesër para Spitalit të Strugës, me qëllim të kërkimit të drejtësisë dhe respektit të standardeve profesionale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT