Kur në vitin 1946 Louis Réard prezantoi bikinin e parë në Paris, manekinet profesioniste refuzuan ta vishnin duke e konsideruar tejet skandaloz. Tetë dekada më vonë, ajo që nisi si një “shpërthim” mode është shndërruar në një nga simbolet më të njohura dhe më mbresëlënëse të lirisë verore, përcjell KohaNEWS.
Dizajneri dhe inxhinieri francez e prezantoi kostumin e banjës me dy pjesë më 5 korrik 1946 në pishinën parisiene “Molitor”, duke zbuluar lëkurë më shumë se kurrë më parë. Për shkak të konservatorizmit të viteve ’40 dhe ’50, modeli u ndalua në shumë plazhe në Evropë, pasi konsiderohej një thyerje e rëndë e standardeve morale të kohës.
Nga skandali te simbolet e modernitetit
Emri i bikinit erdhi nga atolli Bikini në Oqeanin Paqësor, ku SHBA-ja kryente teste bërthamore, pasi krijuesi deshi të dërgonte mesazhin se kostumi i tij do të ishte “shpërthim” në modë. Gjatë viteve ’60 dhe ’70, revolucioni seksual dhe lëvizjet për liri personale e shndërruan gradualisht bikinin nga një objekt polemikash morale në një simbol të zgjedhjes personale dhe të modës moderne.
Sot, pyetja nuk është më nëse bikinit zbulojnë shumë, por se sa pak pëlhurë mjaftueshëm e bën atë të quhet ende bikini, duke mbetur një mjet i fuqishëm i shprehjes së trupit dhe lirisë.
/KohaNEWS


