Nis largimi i automjeteve të braktisura në Komunën e Çairit

SHKUP – Ka filluar aksioni për largimin e automjeteve të vjetëruara dhe të braktisura nga hapësirat publike në territorin e Komunës së Çairit. Lajmin e bëri të ditur Izet Mexhiti, i cili njoftoi se procesi përfshin qindra vetura që prej vitesh kanë qenë jofunksionale dhe kanë zënë vendet e parkimit.

 

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është:

  • Lirimi i hapësirave publike që ishin bllokuara nga mjetet e pashfrytëzuara.

  • Krijimi i vendeve të reja të parkimit për banorët e lagjeve.

  • Rregullimi i qarkullimit dhe përmirësimi i mjedisit në zonat urbane.

Veturat e braktisura po largohen në mënyrë të organizuar me qëllim vendosjen e rendit komunal dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve në këtë komunë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT