“O taj trauku!”/ Imeri Stafai “shuplakë” opozitës: 22 vite nuk mbulohen me fajësime, Jurisprudencën në shqip e bëmë ne!

SHKUP – Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të opozitës shqiptare, duke i akuzuar ata për mungesë përgjegjësie dhe hipokrizi politike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imeri Stafai ka theksuar se kritikat e sotme për çështjen e gjuhës shqipe vijnë nga ata që për dy dekada nuk ndërmorën asnjë hap konkret, përcjell Tetova1.

 

Sipas deputetes, koha kur provimi i Jurisprudencës duhej të bëhej në shqip ka kaluar pa asnjë veprim nga ish-pushteti, ndërsa sot, i njëjti grup kërkon të relativizojë arritjet e reja.

Reagimi i plotë i Saranda Imeri Stafai:

“Nuk relativizoj asgjë. Por 22 vite pushtet nuk mbulohen duke fajësuar të tjerët. Opozita shqiptare le të kritikojë, por së pari duhet të japë llogari për atë që nuk është bërë.

Kur ishte koha që provimi i jurisprudencës të bëhej në shqip, nuk u bë. Sot po flasin për gjuhën shqipe… Ndonjëherë heshtja do ishte më e ndershme. 🤔

O taj trauku!”

Kujtojmë se aktualisht po punohet intensivisht në ndryshimet ligjore që do të mundësojnë dhënien e provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Ky proces, i cili ishte premtim kyç i koalicionit VLEN dhe është paralajmëruar zyrtarisht nga Qeveria, pritet të konkretizohet shumë shpejt, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare të juristëve shqiptarë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT