Prishtinë, 09 Mars 2026 – Presidentja Vjosa Osmani ka thyer heshtjen pas prishjes së raporteve me kryeministrin Albin Kurti, duke lëshuar akuza të rënda për tradhti dhe manipulim politik. Në një intervistë dhënë këtë mbrëmje, ajo zbuloi prapaskenat e vendimmarrjes për datën e zgjedhjeve dhe sabotimin e mandatit të saj të dytë.
Zbulimi për datën e zgjedhjeve
Osmani pranoi publikisht se caktimi i datës 28 dhjetor ishte një veprim i qëllimshëm për të favorizuar Albin Kurtin.
“A ja paskam organizuar unë pas shtatorit puçin zorit Kurtit duke ja dhënë datën 28 dhjetor a??”, deklaroi ajo, duke hedhur poshtë pretendimet se po punon kundër qeverisë.
Akuzat për “Puç” dhe linçim
Presidentja reagoi ashpër ndaj zërave që e implikojnë atë dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një organizim për rrëzimin e Kurtit. Ajo e cilësoi këtë si një fushatë linçimi pa asnjë dëshmi, duke përmendur deri edhe thirrje për “pushkatimin e presidentes” nga mbështetës të pushtetit.
Dështimi i mandatit të dytë
Osmani zbuloi se kishte siguruar mbështetjen e nevojshme prej 80 votash, duke përfshirë deputetë të opozitës (sidomos nga LDK), por LVV-ja u tërhoq sapo pa shanset e saj reale për rizgjedhje. Sipas Osmanit, Kurti nuk e mbështeti kandidaturën e saj sapo ajo u bë faktor unifikues me opozitën. Ajo theksoi se me rizgjedhjen e saj, Kosova do të ishte në pozicion më të mirë për të bashkëpunuar me administratën Trump 2, mundësi kjo që sipas saj po humbet nga qasja e qeverisë aktuale.


