PD përgatitet për protestën kombëtare, Policia merr masa sigurie

Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimeve, Policia e Shtetit ka vendosur kangjella para Kryeministrisë dhe ka zhvendosur protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, të cilët protestojnë aty çdo ditë, për të lënë hapësirë për foltoren e Partisë Demokratike.

 

Të mërkurën pasdite, rreth orës 17:00, pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili do të vendosë detajet e protestës kombëtare të 22 dhjetorit, përfshirë kohëzgjatjen dhe format e tjera të organizimit.

Partia Demokratike ka thirrur këtë protestë për të matur pulsin e anëtarëve dhe për të mobilizuar sa më shumë qytetarë përpara Kryeministrisë, duke vendosur fokusin te kërkesat dhe denoncimet ndaj qeverisë.

Po ashtu, më 16 dhjetor, PD vendosi të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT