Jasir Asani ishte protagonist në barazimin 1-1 mes Esteghlal dhe Kheybar Khorramabad, në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit iranian.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 8-të, duke realizuar nga pika e penalltisë dhe zhbllokuar sfidën që në fillim.
Ky ishte goli i tij i nëntë me fanellën e Esteghlal dhe shënon pas tre ndeshjeve pa gol në kampionat. Në total, 30-vjeçari ka regjistruar edhe dy asistime, duke treguar formë të qëndrueshme që nga transferimi nga Gwangju.
Esteghlal bleu kartonin e Asanit për rreth 1 milion euro, duke e bërë shqiptarin një prej lojtarëve kyç të skuadrës iraniane.


