PDK nis kapitullin e ri: Hamza shpall misionin për stabilitet dhe zhvillim

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër, ka publikuar fotografitë nga konventa e PDK-së ku u prezantuan kandidatët dhe vizioni politik i tij për të ardhmen e vendit.

 

Hamza deklaroi se kjo ngjarje nuk përfaqëson thjesht fillimin e një fushate të re zgjedhore, por nisjen e një misioni më të gjerë politik e shoqëror.

Sipas tij, Kosova po hyn në një kapitull të ri, të bazuar në bashkim, stabilitet dhe zhvillim.

“Një kapitull i ri po fillon. Ne po e rikthejmë bashkimin si forcën tonë më të madhe.
Kosova do të ecë përpara me paga më të larta, me ekonomi më të zhvilluar, me drejtësi funksionale, me arsim e shëndetësi moderne dhe me partneritet të qëndrueshëm me aleatët tanë.
Ky nuk është fillimi i një fushate të re politike, por fillimi i një misioni.
Një mision për një Kosovë që punon për secilin qytetar. Një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit. Një Kosovë të shpresës. Një Kosovë që na bashkon dhe nuk e lë askënd pas.
Bashkë. Përpara.
#PDK130”, ka shkruar Hamza.

Postimi i tij shoqërohej me linkun e publikuar në Facebook.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT