Aksident fatal në A21: Humb jetën 54-vjeçari nga Tetova

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 10 dhjetor, në autostradën A21, ku një përplasje mes dy kamionëve ka shkaktuar humbjen e jetës së Gzim Dautit, 54 vjeç, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe origjinë nga Tetova. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, në kilometrin 186 të aksit mes Piacenzës dhe Cremonës, në afërsi të Castelvetro-s, në korsinë veriore drejt Brescias.

 

Sipas autoriteteve italiane, menjëherë pas ngjarjes u aktivizuan të gjitha shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën ekipi i 118-s së Fiorenzuola d’Arda, ambulanca e Kryqit të Kuq të Roveleto di Cadeo dhe helikopteri mjekësor nga Parma. Ndërhyrja e zjarrfikësve të Cremonës dhe repartit të Fiorenzuolas u bë e domosdoshme për të nxjerrë drejtuesin e mjetit, i cili kishte mbetur i bllokuar në kabinë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, 54-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Policia Rrugore e Cremonës ka nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT