Sylvinho: “Po çojmë Shqipërinë në një dimension tjetër”

Kombëtarja shqiptare ka shkruar histori duke siguruar për herë të parë kualifikimin në play-off-in e Botërorit. Pas rezultateve të shkëlqyera dhe fitores vendimtare në Serbi, entuziazmi në vend është i jashtëzakonshëm.

 

Trajneri Sylvinho, i cili drejton Kombëtaren prej tre vitesh, në një intervistë për gianlucadimarzio.com u shpreh:
“Pas tri pikëve në Serbi, gjithçka ndryshoi. Kur u kthyem në Shqipëri, na pritën me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Po e çojmë Shqipërinë në një dimension tjetër — jo vetëm si vend me bukuri natyrore, por edhe si vend futbolli. Lojtarët meritojnë çdo kompliment. Playoff-i i Botërorit është një arritje madhore, por duhet të përgatitemi mirë për sfidat e marsit.”

Sylvinho thekson se pas këtij suksesi qëndron puna e gjatë dhe përkushtimi i të gjithë stafit dhe lojtarëve. Sipas tij, Kombëtarja po e shfrytëzon këtë moment për të ngritur nivelin e futbollit shqiptar dhe për të dhënë një shembull të qartë të pasionit dhe disiplinës në sport.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT