PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Haraçinë, Ismet Sinani zgjidhet kryetar dege

Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin dhe konsolidimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Haraçinë. Gjatë këtij procesi, kuvendarët zgjodhën me votë unanime z. Ismet Sinani për kryetar të degës, si dhe miratuan përbërjen e kryesisë së re, e cila do të koordinojë realizimin e objektivave programore.

 

Punimet e kuvendit i përshëndeti edhe kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi. Në fjalën e tij, ai vuri theksin te rëndësia e unitetit, disiplinës organizative dhe nevojës për mobilizim të strukturave përballë sfidave politike në periudhën e ardhshme. Ky kuvend vlerësohet si një hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe riorganizimin e strukturave të partisë në këtë zonë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT