Provimi i jurisprudencës në shqip, Mexhiti “godet” BDI-në: Nuk arritën ta zgjidhin as me 5 ministrat e tyre të Drejtësisë!

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në “Samo intervju” (Vetëm intervistë), ka thënë se

 

VLEN do ta zgjidh çështjen e provimit të jurisprudencës që të jepet edhe në gjuhën shqipe, sepse BDI këtë nuk e bëri.

“Kanë qenë 5 ish ministra të BDI-së të cilët nuk e zgjidhën, dalin dhe protestojnë, studentët studiojnë në shqip dhe është logjike dhe u takon që atë ta japin në gjuhën shqipe. Si mundet që 5 ish ministra të Drejtësisë nga BDI të protestojnë se pse këtë nuk e zgjidh Fillkovi, pse ata nuk e zgjidhën në kohën e tyre?”, ka pyetur Mexhiti.

Sipas tij, ka raste, që anëtarë të BDI-së kanë dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht dhe të njëjtët protestojnë dhe kjo po u kthehet si bumerang.

Sipas Mexhitit, koalicioni ka kapacitet demokratik që të gjejë zgjidhjet më të mira ligjore edhe sa i takon kësaj pike.

“Në kuadër të ligjit, ka grup ekspertësh dhe do të dalin me zgjidhje. Koalicioni ka kapacitet demokratik që të analizojë, debatojë dhe të gjejë zgjidhjet më të mira ligjore. Në kuadër të ligjit dhe kushtetutës do të gjendet zgjidhje afatgjate, jo zgjidhje gjysmake”, ka thënë Mexhiti, njëherësh kryetar i Çairit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT