Punime të reja infrastrukturore në Strugë – priten ndryshime në qarkullim nga 2 dhjetori

Komuna e Strugës njofton se nga data 2 dhjetor 2025 do të fillojë faza e re e punimeve ndërtimore për rikonstruksionin dhe zëvendësimin e rrjetit të ujësjellësit me tubacione azbest-çimento në një pjesë të rrugës “Marshal Tito”, në segmentin që lidhet me rrugën “Velko Vllahoviq” (krahu 4).

 

Punimet do të zhvillohen në:

  • Segmentin nga Tregu i Qytetit drejt varrezave (krahu 4 dhe krahu 8),

  • Një pjesë të rrugës “Turistike”, në drejtim të Stacionit Policor (krahu 9).

Në Komunën e Strugës u mbajt sot edhe një takim koordinues me përfaqësues të kompanisë ekzekutuese “Markoski K73”, ndërmarrjes publike Ujësjellës dhe Kanalizim, si dhe përfaqësues të Policisë së Komunikacionit, me qëllim sigurimin e punimeve pa ndërprerje dhe menaxhimin e qarkullimit.

Komuna kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet e mundshme në qarkullim gjatë realizimit të projektit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT