Qeveria emëron Orhan Murtezanin ambasador në NATO

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar emërimin e Orhan Murtezanit si ambasador në selinë e NATO-s në Bruksel. Ish-ministri për Çështje Evropiane është përfshirë në listën e nëntë ambasadorëve të rinj, pjesë e një lëvizjeje që synon forcimin dhe profesionalizimin e shërbimit diplomatik të vendit.

 

Pas miratimit nga Qeveria, procedurat do të vijojnë në Kuvend dhe më pas me dekretimin nga Presidentja e shtetit. Me këtë emërim, Murtezani pritet të marrë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s, duke kontribuar në politikën e jashtme dhe sigurinë e vendit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT