Moti i ftohtë dhe i paqëndrueshëm pritet në Maqedoninë e Veriut

Ditët e ardhshme do të karakterizohen nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në Maqedoninë e Veriut. Sipas sinoptikëve, temperaturat do të shënojnë rënie, ndërsa ndryshimet më të mëdha priten nga e enjtja në mbrëmje dhe gjatë të premtes pasdite, kur do të ketë reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore borë.

 

“Nesër dhe pasnesër do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira, pa reshje të shiut, kohë pas kohe me diell. Nesër pritet edhe erë e fortë, veçanërisht në pjesën veriore, ku shpejtësia mund të arrijë deri në 60 kilometra në orë. Reshje të reja shiu presim të enjten në mbrëmje dhe të premten pasdite, ku do të ketë reshje të rrëmbyeshme, ndërsa në male borë”, deklaroi sinoptikja Lençe Ristova.

Ky ndryshim i motit do të sjellë kushte më të ftohta dhe të paqëndrueshme, duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në zonat ku priten reshje më të dendura.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT