Rekord i zi në rrugët tona: Dy shoferë me nga 40 ndalesa vazhdojnë të vozisin në Maqedoni

SHKUP – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka zbuluar statistika tronditëse që tregojnë dështimin e deritashëm të sistemit të ndëshkimit në komunikacion. Në një intervistë për emisionin “Fli nëse mundesh”, ai njoftoi se dy qytetarë kanë sfiduar shtetin duke grumbulluar nga 40 ndalesa ligjore për drejtim automjeti, e përsëri janë pjesë e trafikut.

 

Statistikat alarmante të MPB-së

Të dhënat e katër viteve të fundit tregojnë se shkelësit e rregullave të trafikut nuk ndalen me një gjobë apo ndalesë të vetme. Ja si ndahet numri i shoferëve përsëritës:

Numri i ndalesave Numri i shoferëve
1 ndalesë 55.435 persona
2 ndalesa 7.987 persona
3 ndalesa 1.863 persona
4 ndalesa 687 persona
5 ndalesa 291 persona
40 ndalesa 2 persona

TË NDRYSHME

TË FUNDIT