Sami Lushtaku është përballur me reagime të shumta pas deklaratave të tij ndaj deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, të cilën e kishte ofenduar duke e krahasuar me një “shtëpi publike”. Përkundër thirrjeve për distancim nga gjuha e përdorur, Lushtaku mbetet i vendosur dhe nuk ka treguar pendesë.
Në një intervistë për emisionin Debat Plus, ai u shpreh se nuk ndihet fajtor dhe hodhi akuza ndaj Vetëvendosjes për përhapjen e “gjuhës së urrejtjes”:
“Jo unë valla, hiç nuk e kam ndërru. Nëse dikush e ka futur këtë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht VV. Asnjëherë nuk e kam sharë dikënd, por jam qenë shumë i kujdesshëm deri më tani,” tha Lushtaku.
Ai gjithashtu paralajmëroi se do të përgjigjet ndaj këdo që e njollos emrin e tij, duke theksuar lidhjen me familjen dhe historinë e tij:
“Secila shtëpi në lagjen Lushtaku ka të paktën nga dy ushtarë të UÇK-së, ka dëshmorë dhe shumë ushtarë e dëshmorë në Prekaz.”


