Sherri në shkollë, komunës së Sarajit nis procedurat sipas ligjit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, shprehu keqardhje të thellë pas videos që qarkullon lidhur me zënkën mes dy grupeve të nxënësve në shkollën fillore “Dituria”.

 

“Elmazi theksoi se rasti është paraqitur menjëherë në organet kompetente dhe institucionet përkatëse kanë nisur procedurat sipas ligjit për të garantuar përgjegjësinë e secilit të përfshirë”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se janë ndërmarrë veprime për të shtuar kontrollin dhe sigurinë në të gjitha shkollat e komunës, me qëllim që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Bëj thirrje te prindërit që të forcojmë së bashku komunikimin, kujdesin dhe bashkëpunimin me shkollat. Edukimi dhe siguria e fëmijëve tanë janë përgjegjësi e përbashkët,” u shpreh Elmazi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT