Kanë kaluar gati tre vite që kur Eden Hazard vendosi të mbyllte karrierën e tij pas periudhës së vështirë te Real Madridi, ku lëndimet e përsëritura e penguan të tregonte potencialin e plotë.
Në një rrëfim të fundit, ish-lojtari belg tha se tashmë jeta e tij është shumë më e thjeshtë:
“Jam baba i pesë fëmijëve. Tani për tani jam më shumë shofer taksie sesa futbollist, por kjo është në rregull,” – u shpreh Hazard, i cili vazhdon të jetojë në Madrid.
Hazard, dikur një nga lojtarët më të spikatur të Chelsea-t dhe Lille-s, ka zgjedhur të fokusohet tek familja pas pensionimit, duke e lënë pas botën e futbollit profesionist.
Ky rrëfim i tij ka befasuar shumë tifozë, duke treguar se edhe yjet e mëdhenj të futbollit zgjedhin një jetë të thjeshtë dhe larg shkëlqimit të fushave pas karrierës.


