Seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta nuk u mbajt dhe u shty për një datë tjetër, për shkak të mungesës së avokateve mbrojtëse Flurtura Kona dhe Esmeralda Ndregjoni, të cilat duhej të përfaqësonin të pandehurën Fatime Kryemadhi.
Gjykata njoftoi se seanca e radhës është caktuar për datën 22 dhjetor 2025, në orën 14:30. Vendimi për shtyrje u mor edhe pas kërkesës së mbrojtjes së Metës, e cila kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me dokumentacionin e dosjes.
Procesi ndaj ish-presidentit ka njohur disa vonesa, pasi edhe seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së palëve dhe gjyqtares së çështjes. Në atë rast, Meta kishte kërkuar të mos qëndronte në kafazin e sallës së gjyqit, duke e cilësuar këtë si cenim të të drejtave të tij kushtetuese.


